Politikë

Rama u përgjigjet akuzave për shishen e verës 33 mijë euro: Shpifje...

Shkruar nga Liberale

Rama u përgjigjet akuzave për shishen e verës 33 mijë euro:

Në rubrikën “Sy m’sy”, Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj një komentuesi që e akuzoi për konsumimin e një shishe vere që kushton 33 mijë euro, duke i referuar një deklarate të Arben Ahmetajt në zyrën e Kryeministrisë.

Komentuesi, i cili citoi një thënie të një profeti për të shprehur besimin e tij, nënkuptoi se Rama dhe koordinatori i tij për luftën kundër krimit të organizuar, Ergys Agasi, konsumojnë këtë verë të shtrenjtë.

Në përgjigjen e tij, Kryeministri Rama e sfidoi komentuesin, duke i thënë:

“Ku e di ti këtë? Mesa shoh i referohesh profetit dhe mesa kuptoj je një farë besimtari. Ty të lejon Zoti yt të shpifësh? Shpifja në librat e shenjtë është një mëkat i rëndë. Ndonjë provë ke ti për këtë që thua. Është njësoj si të them unë për ty diçka që as nuk e ke imagjinuar. Si do ndiheshe? Do thuash se e ke dëgjuar, por kjo nuk do të thotë asgjë. Ke provë? Qenka fiksuar shishja 33 mijë euro.”

Rama e hodhi poshtë akuzën dhe kërkoi prova të qarta për të mbështetur pretendimet. Përgjigja e tij tregon se ai nuk pranon të përfshihet në spekulime pa baza.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH