Politikë

Kërkon lirinë/ Apeli i Posaçëm vendos më 11 mars për Erion Veliajn

Shkruar nga Liberale

Kërkon lirinë/ Apeli i Posaçëm vendos më 11 mars

 Apeli i Posaçëm i GJKKO do të shqyrtojë më 11 mars, ora 10:00, ankimimin e bërë nga Erion Veliaj.

Mbrojtja e tij ka apeluar masën e sigurisë “arrest me burg”, të caktuar nga Gjykata e Posaçme.

Ankimi do të shqyrtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi.

Kujtojmë që kryebashkiaku i Tiranës mbahet në qeli prej datës 10 shkurt, ndërsa SPAK e akuzon për korrupsion dhe pastrim parash.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH