Politikë

Mbyllja e TikTok/ Berisha njofton protestë kombëtare në 15 mars: Të anulohet menjëherë ky vendim!

Shkruar nga Liberale

Mbyllja e TikTok/ Berisha njofton protestë kombëtare në 15 mars:

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar një protestë kombëtare më 15 mars, për të kundërshtuar vendimin e qeverisë për mbylljen e TikTok në Shqipëri për 12 muaj.

sipas tij, protesta e cila do të mbahet para Kryeministrisë, synon të kërkojë anulimin e menjëhershëm të këtij vendimi, të cilin Berisha e cilëson si akt censure.

“Ftoj të gjithë gjimnazistët, të rinjtë dhe qytetarët të marrin pjesë në këtë protestë kombëtare. Ky është një sulm ndaj lirisë së fjalës dhe komunikimit. Vdekja tragjike e Martin Canit nuk ka asnjë lidhje me TikTok-un, siç mundohet ta paraqesë Rama për të justifikuar censurën,” deklaroi Berisha.

Lideri i PD u shpreh se qeveria po përdor këtë rast si pretekst për të kontrolluar rrjetet sociale dhe për të kufizuar hapësirat e lirë të shprehjes, veçanërisht në prag të zgjedhjeve.

“Ftoj të gjithë gjimnazistët, të rinjtë qytetarët, të marrin pjesë në protestë kombëtare më 15 mars para Kryeministrisë. Kërkohet anulimi i menjëhershëm i vendimit për censurën dhe bllokimin e TikTok. Ftoj prindërit dhe të rinjtë të mos bëhen viktimë e mashtrimit banal e të pacipë të Ramës. Vdekja e vrasja tragjike e Martin Canit në dyert e shkollës nuk kishte asnjë lidhje me TikTok-un. Martini dhe autori nuk kishin llogari në Tik Tok”,u shpreh Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH