Kronikë

Dy avokatët e Veliajt vizitojnë kryebashkiakun në burg, Joshua Roberts: Politikani në paraburgim pa akuza të qarta, kundër shtetit ligjorë

Shkruar nga Liberale
Dy avokatët e Veliajt vizitojnë kryebashkiakun në burg, Joshua

Dy avokatët e Erion Veliajt, Joshua Roberts dhe Ermir Beta kanë zhvilluar ditën e sotme një takim me kryebashkiakun në ambientet e IEVP-së Durrës.

Në një deklaratë për mediat pas vizitës, Joshua Roberts bëri të ditur se ndodhet në Shqipëri si vëzhgues dhe theksoi rëndësinë e respektimit të standardeve ligjore ndërkombëtare.

Fjala e avokatit:

Emri im është Joshua Roberts, jam partneri i një studioje ligjore amerikane që këshillon kryetarin Veliaj dhe jemi në dijeni për arrestin e tij prej datës 10 shkurt.

Jam këtu thjesht në rolin e vëzhguesit. Në Amerikë, sipas Kushtetutës dhe ligjit, akuzat dhe veprat penale ngrihen në bazën e një shkaku të arsyeshëm kur të jetë kryer një krim. Dhe qytetarët që përballen me akuza penale mund të ndalohen para gjyqit vetëm nëse paraqesin rrezik për shoqërinë.

Ndikimet e caktuara në afat dhe pa akuza penale dhe kriteret për rreziqe për politikanët janë në kundërshtim me sundimin e ligjit dhe demokracinë në SHBA.

Nesër unë do të vëzhgoj argumentet e apelimit në lidhje me lirimin me kusht të kryetarit Veliaj. Nuk do t’ju përgjigjem për asnjë pyetje apo të bëj ndonjë vërejtje sot.

Kujtojmë që ditën e nesërme do të zhvillohet seanca gjyqësore në Apelin e Posaçëm, pas ankimit të vendimit të GJKKO.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH