Showbiz

Publikohet SONDAZHI/ Ja banorët më të pëlqyer nga publiku dhe kush e meriton BBV sipas Amber

Shkruar nga Liberale

Publikohet SONDAZHI/ Ja banorët më të pëlqyer nga publiku

Në faqen e web-it të Top Channel, ishte zhvilluar një sondazh me pyetjen Nëse finalja do të ishte të martën, kush do ta fitonte BBV? Përgjigjet e këtij sondazhi Heidi i lexoi gjatë emisionit “Big Brother VIP Fan Club” dhe banorët renditeshin si më poshtë:

Gjesti 49.34%
Gerta 30%
Rozana 10,47%
Laert & Valbona 3,23%

Pas tyre ishte renditur Danja, Loredana dhe Shkëlzeni.

Në lidhje me renditjen e sondazhit, Amberi u shpreh se:

"Nëse ata që i kanë dhënë Gjestit fitoren, janë ata komentuesit e TikTok-ut. Gjesti është fituesi i kamerave, është gjatë gjithë kohës tek kamera që aty nuk lejohet që të jesh gjatë gjithë kohës dhe të flasësh me kamerat. Aty ka lojtar që kanë më themel dhe ka lojtar që janë më të arsyetueshëm në lojën që kanë bërë dhe që kanë më shumë argumeta se Gjesti. Që do të thotë, nëse Gjestit i jepet ky edicion për mua do të ishte fatal. 

Sipas Amberit ja kush e meriton fitoren e këtij edicioni të Big Brother VIP:

Unë e kam pasur kundërshtare në atë lojë dhe unë jam midis Gertës dhe Rozana Radit. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH