Politikë

“Duam mandatin më të fortë që kemi pasur ndonjëherë”, Rama zotohet: Pastaj e di unë çfarë bëj me Europën dhe Amerikën

Shkruar nga Liberale

“Duam mandatin më të fortë që kemi pasur

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot para grupit parlamentar se forca politike që ai drejton është garancia e reformës në drejtësi, ndërsa theksoi se opozita është shprehur se do ta shkrijë SPAK.

Rama kërkoi mandatin e katërt pasi, sipas tij, PS është e vetmja forcë politike që mund të integrojë vendin në Bashkimin Europian. 

"Me mandatin më të fortë të shqiptarëve e di unë bashkë me ju se çfarë bëj edhe me Evropën, edhe me Amerikën edhe me NATO-n. Në momentin kur ne hyjmë në BE nuk ka më shanse që cilido të jetë në pushtet të thotë “do shkrij këtë, do shkrij atë”, sepse nuk shkrin dot më asgjë. BE i duhet shqiptarëve për të garantuar barazinë para ligjit.

Sot PS garaton proceset e nisura nga institucionet e reja të drejtësisë, që kanë të gjitha të metat e mundshme por ama janë në rrugën e duhur dhe duhen mbështetur në atë rrugë. Ne nuk bërtasim për persekutim apo për padrejtësi kur institucionet e drejtësisë godasin para nesh, të tjerët pretendojnë se janë të burgosur politik. Ky është dallim katastrotik. BE na duhet për këto garanci që Shqipëria dhe shqiptarët s’i kanë pasur kurrë në historinë e tyre."- u shpreh kryeministri. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH