Pyetjes së sondazhit të javës, nga “Liberale.al”, -“A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?” , shumica i ka dhënë përgjigjen “jo”.
57 për e të anketuarve thanë se pas humbjes së thellë nga opozita më 11 maj, pavarësisht se PD konteston rezultatin, zgjedhjet ishin të rregullta dhe po ashtu edhe fituesi legjitim.
Megjithatë, 43 për qind nga të anketuarit thanë se zgjedhjet e 11 majit 2025 ishin një farsë elektorale.
Në zgjedhjet e 11 majit 2025, PD me aleatët morën vetëm 50 deputetë në zgjedhjet e fundit, ndërsa PS e vetme me 83 deputetë siguroi jo vetëm mandatin e katërt radhazi, por edhe një fitore historike.