
Kryeministri Edi Rama do të vijojë sot takimet me drejtuesit politik te 12 qarqeve në Vilën 31.
Mësohet se Rama do të zhvillojë diskutime me secilin prej drejtuesve lidhur me listat e kandidateve për deputetë dhe në 12 mars mblidhet kryesia që përcakton përfundimisht listën e hapur dhe të mbyllur. Të hënën do të ketë një mbledhje edhe me kryesinë e dedikuar për diasporën.
Të shtunën kryeministri zhvilloi një retrat me ministrat, drejtuesit politik dhe kryesine e grupit parlamentar te PS që u mbyll me analizën për secilin sektor si ne pushtetin qendror dhe vendor.
Diskutimi u perqendrua në kapitalizimin që qeveria do t’i bëjë projekteve te saj për fushatën e 11 majit.