
Në emisionin “Review” në EuroNews, moderatorja Jonida Shehu është surprizuar me një dhuratë nga njëri prej të ftuarve në studio.
Ka qenë kryetari i Partisë Konservatore dhe njëkohësisht aleat i Sali Berishës, Kujtim Gjuzi cili në hyrje të emisionit i ka dhuruar gazetares Shehu një dhuratë simbolike.
Gjuzi kishte marrë me vete një suvenir ku i afishuar në të ishte portreti i Gjergj Kastriot Skëndërbeut, shoqëruar kjo dhe me një deklaratë për liderin demokrat Sali Berisha.
“Keni këtu Skëndërbeun, dhe Skëndërbeu i dytë për mua është Sali Berisha, kaq” u shpreh Gjuzi.