Politikë

"Bojkotoni mësimin për TikTok-un", Rama ironizon thirrjen e Berishës për fëmijët

Shkruar nga Liberale

"Bojkotoni mësimin për TikTok-un", Rama ironizon thirrjen e

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj thirrjes së kreut të opozitës, Sali Berisha, i cili bëri apel që fëmijët të mos shkojnë në shkollë dhe të mbrojnë mbylljen e TikTok. Rama e ka ironizuar këtë deklaratë duke shpërndarë një video të bufit të kënetës, ku në sfond dëgjohet fjalimi i Berishës, në të cilin ai bën thirrje për bojkotimin e mësimit nga nxënësit.

Berisha, gjatë një fjalimi të tij, iu bëri thirrje prindërve që të mos i dërgojnë fëmijët në shkollë, duke thënë: “Ju keni të drejtë të filloni grevat dhe greva juaj është të bojkotoni mësimet. Që ditën e hënë për shembull, orën e parë, do të ishte gjë madhështore që të mungoni sa më shumë. Kjo është normale. U bëj thirrje prindërve të mos i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë, të paktën orën e parë.”

Ky reagim i Berishës u pasua nga një postim i Kryeministrit Rama, i cili e shoqëroi me një video ironike si përgjigje ndaj thirrjes së kreut të opozitës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH