Aktualitet

“Trump, i rrezikshëm për BE”/ Mustafa Nano paralajmëron: Kohë jo të mira për Ballkanin, do të fryjë një erë ndryshe

Shkruar nga Liberale
“Trump, i rrezikshëm për BE”/ Mustafa Nano

Mandati i dytë i Donald trump ka krijuar pritshmëritë e një ere të re që do të prek botën, e cila sipas diplomatit Mustafa Nano, do të fryjë ndryshe nga tradita amerikane.

Gati të gjithë besojnë që do ketë një erë Donald Trump. Demokracia liberale nuk është më ashtu siç është konsideruar një sistem superior qeverisjeje dhe kjo është manifestuar me një lloj simpatie qëka shprehur ndaj presidentit kinez, Putinin po se po, e shoqëruar me një lloj konflikti që ka krijuar me qeveritë e vendeve demokratike, aleatët e gjithëjetshëm.  Ka krijuar një ndarje të fortë nga e shkuara. Aleancat nuk i lidh më në bazë vlerash të përbashkëta por i lidh në bazë interesi nacionalë”- u shpreh Nano.

Mastafa nano duke shpalosur veçoritë e erës Donald Trump, paralajmëron kohë jo të mira për Ballkanin.

Donald Trump beson se të fortët të bëjnë ligjin. Në këtë kuptim për vende si Shqipëria nuk është se po fryjnë erëra të mbara se në këtë logjikë, Shqipëria, Kosova, vendet ku banojnë shqiptarët në Ballkan nuk do të jenë të favorizuara”.

Në analizën e Nanos, amerikanet janë të mbrojtur nga furia e ndryshimeve të aleancave.

Disa vlera që janë konservatore , familja, kombi, emigracioni, shqetësimet e amerikanëve ka ditur ti kap këto kauza. Dhe ky mendoj se është çelësi i suksesit të Trump. Rreziku nuk impakton amerikanët”

Por dëshira e presidentit amerikan për të krijuar aleanca të reja, sipas analistit  e bën atë të rrezikshëm për BE, që sipas tij ky komunitet duhet te lër ledhatimin e egove nacionale dhe të fokusohet te interesi i përbashkët për të përballuar erën Donald Trump.

Ekziston frika që NATO mund të shpërbëhet, edhe Bashkimi europian te marr një të krisur të madhe. Nëse Trump i thotë Europës mos prisni më nga unë tiu mbrojë atëherë ndodhet para një sfide të madhe: të garantojë mbrojtjen e vetë”.

Ndryshe nga fjalët, Mustafa Nano beson se Trump po përpiqet të frenojë luftën e tretë botërore, por me veprime që mund ti kushtojnë Europës.

Trump do të mbyll luftën, edhe ndoshta me koston e një Ukraine të dobët, por është Europa ajo që ndihet e rrezikuar mos Rusia inkurajohet për një tjetër luftë. Por gjithashtu ekziston pamundësia që Rusia të mobilizojë njerëzit. Do i duhet besoj kohë një 10 vjeçar për një luftë të re”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH