Prokuroria e Vlorës ka shpallur në kërkim një 27 vjeçare. Sipas burimeve policore, kjo shtetase ka përplasur me automjetin e saj një të mitur që udhëtonte me biçikletë duke i shkaktuar dëmtime.
Më pas, e reja është larguar nga vendi i ngjarjes dhe tashëm është shpallur në kërkim.
“Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë dhe Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe:
shpallën në kërkim shtetasen E. B., 27 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se automjeti në pronësi të saj, më datë 19.05.2025, është përfshirë në një aksident rrugor, ku si pasojë është dëmtuar lehtë një shtetase e mitur 15 vjeçe, që udhëtonte me biçikletë. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.”