Pas dy orësh qëndrimi, ka dalë pak më parë nga SPAK, kreu i Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, një prej vartësve dhe njerëzve të afërt të zv. kryeministres Belinda Balluku.
Ai nuk ka bërë asnjë deklaratë për mediat, duke zgjedhur të heshtë përballë gazetarëve, të cilët e pyetën nëse është marrë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme.
Myzyri mësohet se është marrë në pyetje në lidhje me dhënien e disa tenderave publikë. Në KPP janë marrë në hetim disa procedura dhe po zhvillohet hetim më i gjerë në lidhje me rastin.