Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar(ARRSH) Gentian Gjyli ka dalë i nervozuar nga ambjentet e SPAK dhe ka deklaruar se është marrë i pandehur kur u pyet nga gazetarët.
“Po, patjetër”, tha ai dhe i shtyu kameran gazetares, duke i thënë “mos më hajde nga mbrapa”.
Pas thirrjes sot në SPAK, Gjylit i është komunikuar se është marrë pandehur për shkelje barazie në tendera.