Aktualitet

Dalin 2 VOTA tepër! Pezullohet QV në burgun e Durrësit ku votuan Erion Veliaj, Koka e Beqaj

Shkruar nga Liberale

Dalin 2 VOTA tepër! Pezullohet QV në burgun e Durrësit ku votuan

Në qendrën e votimit të ngritur në burgun e Durrësit, ku votuan disa figura politikanësh si: Erion Veliaj, Lefter Koka, Alqi Bllako dhe Ilir Beqaj, është konstatuar një parregullsi gjatë numërimit të votave.

Sipas burimeve zyrtare bëhet me dije se në kuti janë gjetur dy fletë votimi më shumë sesa numri i votuesve të regjistruar.

Dhe për këtë arsye, kutia e votimit është pezulluar dhe votat nuk janë përfshirë në rezultatin përfundimtar.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet të dalë me një vendim përfundimtar, në lidhje me vlefshmërinë e votave në këtë qendër votimi.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH