Politikë

Rama zbulon çelësin e suksesit pas mandatit të katërt dhe prioritetet e qeverisë së tij

Shkruar nga Liberale

Rama zbulon çelësin e suksesit pas mandatit të katërt dhe

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është kthyer në një destinacion të fuqishëm turistik, duke u krahasuar me Italinë. Gjatë një interviste për mediat, Rama tha se në vitin 2024 vendi u vizitua nga 12 milionë turistë, një shifër e jashtëzakonshme për një vend me vetëm 2.4 milionë banorë.

“Na duhet të ruajmë balancën mes masivitetit dhe cilësisë. Nëse nuk e bëjmë, mund të humbasim jo vetëm ëndrrën për të qenë Zvicra e rajonit, por edhe potencialin për të qenë një Itali e re”, u shpreh ai.

Kryeministri theksoi gjithashtu rëndësinë e energjisë së gjelbër për të ardhmen e vendit, duke kujtuar se Shqipëria prodhon 100% të energjisë nga burime të ripërtëritshme, kryesisht hidrocentrale, por po investon gjithashtu në energjinë diellore me mbështetjen e kompanive franceze dhe ndërkombëtare.

Sa i përket Bashkimit Europian, Rama kritikoi ngadalësinë në marrjen e vendimeve, duke e krahasuar BE-në me një pacient me shumë mjekë që nuk bien dakord për diagnozën. Ai theksoi se pavarësisht vështirësive, BE-ja duhet të ruajë demokracinë dhe të përballet me realitetin e ri gjeopolitik.

I pyetur për një mandat të katërt, Rama tha: “Ndoshta fitoj sepse nuk jam një socialist i mirë. Por tani për tani, prioriteti ynë është vetëm një: BE-ja. Dritarja e mundësisë është hapur. Është paradoksale që kjo ndodhi për shkak të agresionit rus në Ukrainë, por tani Europa duhet të veprojë”.

Në fund, kryeministri përmendi edhe mbështetjen e presidentit amerikan si faktor kyç në proceset e integrimit europian

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH