Politikë

Policimi rrugor i përbashkët me Kosovën nis nga 1 Korriku. Drejtori Proda firmos memorandumin

Shkruar nga Liberale

 

Policimi rrugor i përbashkët me Kosovën nis nga 1 Korriku.

Gjatë sezonit turistik veror dhe fluksit të shtuar të shtetasve dhe mjeteve nga Kosova, u firmos Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës, për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor në territorin e Shqipërisë.

Memorandumi u nënshkrua nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, si një tjetër dëshmi e bashkëpunimit të shkëlqyer ndërmjet dy institucioneve.

Shërbimet e përbashkëta do të kenë si objektiva parandalimin e shkeljeve dhe aksidenteve rrugore; menaxhimin e trafikut në akset kryesore që lidhin të dy shtetet; shkëmbimin e praktikave më të mira në fushën e policimit rrugor.

Proda vlerësoi praninë e kolegëve nga Kosova si një ndihmë të çmuar dhe një simbol krenarie për harmoninë dhe koordinimin mes dy policive, jo vetëm në fushën e sigurisë rrugore, por edhe në luftën e përbashkët kundër krimit dhe paligjshmërisë.

Nga ana e tij, Kolonel Hoxha u shpreh se efektivët e Policisë së Kosovës janë të nderuar për mundësinë që t’u shërbejnë qytetarëve krah kolegëve të Policisë shqiptare, dhe se do të angazhohen maksimalisht për përmbushjen e objektivave të këtij memorandumi. Shërbimet e përbashkëta nisin nga data 1 korrik 2025.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH