Aktualitet

Itali/ Katër shqiptarë arrestohen pas një përleshjeje të dhunshme në Bolzano

Shkruar nga Liberale.al

Itali/ Katër shqiptarë arrestohen pas një përleshjeje

Në Itali, autoritetet kanë arrestuar katër shtetas shqiptarë pas një përleshjeje të dhunshme që ndodhi më 1 maj në qytetin e Bolzanos.

Sipas mediave italiane, sherri nisi pranë një Panairi dhe u përshkallëzua në rrugët e qytetit, ku u përdorën thika, shkopinj dhe zinxhirë. Nga përplasja u plagosën disa persona, të cilët u dërguan në spital.

Policia ndërhyri dhe identifikoi katër shqiptarë si të përfshirë në ngjarje. Ata u arrestuan më 23 maj, me urdhër të Gjykatës së Bolzanos.

Ata akuzohen për përleshje, dëmtime të rënda trupore, sulm të rrezikshëm dhe mbajtje të paligjshme të armëve. Hetimet për rastin vijojnë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH