Aktualitet

Në Lezhë arrestohet 28-vjeçari i kërkuar nga Kosova për “vjedhje të rëndë”

Shkruar nga Liberale.al

Në Lezhë arrestohet 28-vjeçari i kërkuar nga Kosova

Policia e Lezhës ka arrestuar një 28-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës.

I riu, me inicialet K. H., banues në fshatin Rrilë të Lezhës, ishte i kërkuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit, e cila kishte lëshuar më 12 maj 2025 urdhrin për “arrest në burg”, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Operacioni u realizua nga specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”.

Aktualisht, Interpol Tirana dhe autoritetet kosovare po ndjekin procedurat për ekstradimin e tij drejt Kosovës.

Liberale Newsroom

Meritokracia në Shqipëri, sa është duke e inkurajuar qeveria një të tillë?

  • 1. Shumë!
  • 2. Pak!
  • 3. Aspak!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH