Aktualitet

Rrjeti i mashtrimit online/ Policia dhe SPAK sekuestrojnë para dhe pajisje

Shkruar nga Liberale.al

Rrjeti i mashtrimit online/ Policia dhe SPAK sekuestrojnë para dhe pajisje

Një operacion i madh ndërkombëtar kundër krimeve kibernetike është zhvilluar me sukses, me pjesëmarrjen e disa vendeve si Gjermania, Shqipëria, Qipro dhe Izraeli. Ky operacion, i koduar “Platforma”, u mbështet nga Europol dhe Eurojust dhe pati si qëllim goditjen e një grupi kriminal që mashtronte njerëzit me një faqe të rreme investimesh online.

Në Shqipëri, operacioni u drejtua nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike dhe Forca e Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Në Tiranë, policia kontrolloi tre ambiente të ndryshme dhe sekuestroi si prova 2 celularë, 1 laptop, 1 kompjuter, 1 USB, 1 hard disk dhe një shumë prej 40,020 eurosh.

Hetimet janë nisur nga një kërkesë zyrtare e autoriteteve gjermane. Dyshohet se grupi kriminal ka mashtruar mbi 100 persona në disa shtete, duke shkaktuar një dëm prej më shumë se 3 milionë euro. Hetimet vijojnë.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH