Mjeku i njohur shqiptar Ervin Prifti kritik ndaj vaksinimit që në kohën e pandemisë ka ndarë një artikull të Wall Street Journal, ku flitet për pasojat nga vaksinat anti-Covid.
Në artikullin e Wall Street Journal, ndër të tjera shkruhet: Pesë vjet pas fillimit të pandemisë, miliona amerikanë po luftojnë me simptomat e zgjatura të Covid-19. Vështirësitë njohëse janë ndër simptomat më shqetësuese dhe të zakonshme tek njerëzit si të moshuar ashtu edhe të rinj."
Këto sëmundje mund të jenë mjaft të rënda për t'i lënë ish-profesionistët si Ken Todd (personi në foto) të paaftë për të punuar dhe madje të diagnostikohen me një formë të dëmtimit në tru.
Todd, një ish-ekzekutiv 56-vjeçar i Showtime në New York City, thotë se e ndërpreu punën në vitin 2023. Kur u përpoq të aplikonte për punë, kuptoi se thjesht nuk kishte qëndrueshmëri fizike apo mendore. "Ajo thjesht i përkeqësoi simptomat e mia," thotë ai.
Todd u diagnostikua me një formë të dëmtimit të lehtë kognitiv në muajin shkurt.
Artikulli i plotë i Wall Street Journal: https://on.wsj.com/4je19Qd
Postimi i mjekut Ervin Prifti:
“E bukur dhe e shëmtuar njëkohësisht! Çfarë mungese dinjiteti!
Wall Street Journal mbase media më e rëndësishme në SHBA e cila promovonte me zjarr vaksinat, dhe politikat ndaj Covid19, ndryshon qëndrimin e saj 180 gradë tashmë.
Minimumi duhet të kërkonte të falur për çka ka propaganduar për 5 vjet. Sot shkruan që Covid19 dhe vaksinat ndaj tij sjellin mplakjen e parakoheshme duke shkaktuar dëme në tru!?
O tempora o mores!
Zotërinj gazetarë. Kërkoni një të falur dhe më pas flisni. Ose më mirë bëni atë që duhet të kishit bërë, të investigoni dhe të kerkoni për të nxjerrë të vërtetën dhe jo për t'i shërbyer oligarkisë dhe pushtetit!"