Showbiz

Rrëfimi i rrallë i Laert Vasilit: Për shumë vite nuk fola me babain, më tha që do bëhesha rrugaç

Shkruar nga Liberale

Rrëfimi i rrallë i Laert Vasilit: Për shumë vite nuk fola me

Laert Vasili, në një intervistë ndryshe me Edi Manushin në “E diell”, ka rrëfyer gjithçka nga fëmijëria dhe marrëdhënia me të atin e ndjerë.

Ai tregon se kishte dëshirë të futej në rrugën e futbollit, por babai i tij nuk e lejoji. Madje ai tregon edhe ‘përplasjen’ që patën në vitin 1991, kur Laert Vasili drejtonte mitingun kundër regjimit komunist në Sarandë.

Finalisti i BBVA 4 tha se do i pëlqente të bënte “late night show” dhe shtoi se tashmë e ka në mendje skaletën.

Nëse do i hyja futbollit, sipas babait do i kisha premisat për t’u bërë rrugaç. Në vitin 1989 kur u aktivizova në teatër, kishin filluar arratisjet nga Saranda në Korfuz. Kështu që e quajti si e keqja më e vogël. Babi ishte idealist deri në fund. Madje kur hodha bustin e Enverit në Sarandë dhe unë kryesoja mitingun.

Përballemi në mes para bibliotekës unë dhe babai, atë natë e kam kaluar në rajon. Në ’91, ika te daja në Delvinë nja tre javë nuk shkova në shtëpi se më akuzoi armik i popullit.

Do doja të kisha folur shumë më tepër me të. Për shumë vite nuk flisnim, përplaseshim. Më ka ngelur pengu që iku pa e bërë gjysh. Në vitet e Athinës filloi të ndihej krenar me arritjet e mia”-tregoi Laert Vasili.

Rrëfimi i rrallë i Laert Vasilit: Për shumë vite nuk fola me

Laerti rrëfeu gjithashtu rreth origjinës së tij. Ai tha se gjyshi i tij bëri ushtrinë në Ulqin në kohën e Mbretit Zog me dy persona që u bënë figura të rëndësishme të sistemit të diktaturës, Beqir Balluku dhe Ramiz Alia.

“Gjyshi im është lindur e rritur në Delvinë. Me histori disi të çuditshme. Ushtrinë e ka bërë në Ulqin në kohën e Mbretit Zog. Atëherë ka qenë një urdhëresë, që meqë ishim para lufte, ushtria bëhej tek vendi i origjinës. Të atin e kishte humbur shpejt dhe nuk kishte kë të pyeste. Di që ka qenë në ushtri me dy njerëz që u bënë kuadër shumë i rëndësishëm të ish sistemit të diktaturës. Njëri ishte Beqir Balluku dhe tjetri Ramiz Alia. Këtë histori gjyshi ma ka treguar para se të ndërronte jetë dhe më la amanet që një ditë të shkoja në Ulqin. Dhe kur shkova në Ulqin i ftuar nga Dritan Abazoviç për ditëlindjen time, hapa një libër që quhej “arkiva e qytetit” dhe shoh familjet më të vjetra të qytetit. Aty në cep diku shikoj Vasil Vaso Shafransi. Familja e gjyshit merrej me bimë mjekësore dhe i them unë: “Po ky kush është?”, më thotë: “O këta janë grek, po zbritën, ikën”. I thash unë : “Grek në Ulqin si ka mundësi”, më tha: “Ortodoks, Bizantin e ke parasysh si i themi ne”. Më vonë zbulova një foto ku ishte uniforma me fustanellë e klanit Vaso të Sulit.”, u shpreh Laert Vasili.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH