Showbiz

“Ajo është shumë sipërfaqësore në lidhje me…”/ Martesa e Justin dhe Hailey Bieber në krizë?

Shkruar nga Liberale

“Ajo është shumë sipërfaqësore në lidhje

Këngëtari i famshëm, Justin Bieber dhe bashkëshortja e tij, Hailey, po përpiqen t’a shpëtojnë martesën e tyre, për shkak të problemeve të shëndetit mendor të artistit.

Një burim ka konfirmuar për mediat e huaja se çifti ka kaluar një krizë në marrëdhënien e tyre kohët e fundit. Burimi shton se Justin është shqetësuar thellësisht nga sjellja e gruas së tij.

Në një deklaratë të bërë për “Entertainment Tonight”, burimi thotë se modelja e famshme po e merr marrëdhënien e saj me këngëtarin “sipërfaqësisht”, gjë që po i shkakton shqetësim.

“Ai mendon se Hailey është shumë sipërfaqësore në lidhje me marrëdhënien e tyre dhe mënyrën se si ajo duket në botë”, tha ai.

Megjithatë, siç deklaroi më vonë, Hailey Bieber nuk është e kënaqur as me sjelljen e burrit të saj, pasi “ndjen sikur ai nuk ka më motivim”. Sigurisht, asnjëri prej tyre nuk ndalet së përpjekuri për këtë martesë, pasi duan ta “shpëtojnë” atë. “Ata po përpiqen, megjithëse gjërat nuk janë mirë mes tyre”, tha i njëjti person.

Spekulimet se ata po shkojnë drejt një ndarjeje u intensifikuan kur Hailey Bieber u pa unazën e saj të martesës në një dalje në Nju Jork. Jo shumë kohë më parë, fansat e Justin Bieber përmbytën internetin me postime që i referoheshin shëndetit mendor të këngëtarit, duke shprehur kështu shqetësimin e tyre për të.

Këngëtari i famshëm iu përgjigj të gjitha këtyre me një postim në “Instastory” që bëri pak kohë më parë.

“Njerëzit vazhdojnë të më thonë të përmirësohem, a nuk mendoni se nëse do të mund të isha përmirësuar vetë, do ta kisha bërë tashmë?” shkroi ylli 31-vjeçar i popit, duke shtuar: “E di që jam i lënduar. E di që kam probleme me zemërimin. Jam përpjekur ta bëj këtë punë gjithë jetën time për të qenë si njerëzit që më thanë se duhej të përmirësohesha si ata. Dhe kjo më lodh dhe më zemëron gjatë gjithë kohës”.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH