Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Fontanës në Kaliforni së fundmi ku një grua dhe partneri i saj u qëlluan për vdekje në parkingun e një restoranti sushi, ndërsa personi i dyshuar, bashkëshorti nga i cili ajo po divorcohej u vra më pas nga një zëvendës sherif që ndodhej jashtë detyrës. Viktimat janë identifikuar si Gloria Zamora, 40 vjeçe, një influencuese e njohur e rrjeteve sociale dhe trajnere fitnesi dhe Hector Garduno, 43 vjeç.
Sipas autoriteteve, ata u qëlluan në parkingun e restorantit në Summit Avenue nga Thomas Alberto Tamayo Lizarraga, bashkëshorti nga i cili po divorcohej Zamora. Zamora kishte folur vetëm një javë më parë në podcastin Horizon për sfidat që po përjetonte gjatë procesit të divorcit. Ajo frymëzonte me mijëra ndjekës veçanërisht gra në marrëdhënie apo me familje të ruanin forcën fizike dhe mendore, duke promovuar një jetë të shëndetshme pavarësisht vështirësive personale.
“Bashkëshorti e kishte ndjekur, nuk dihet saktësisht se si e gjeti vendndodhjen e saj, por ajo kishte qenë aty për afërsisht një orë”-tha oficeri Steve Reed i Policisë së Fontanës.