Politikë

Turi i kryeministrit Rama në bashkitë problematike, nesër e ka radhën FIERI

Shkruar nga Liberale

Turi i kryeministrit Rama në bashkitë problematike, nesër e ka

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama do të jetë nesër në Bashkinë e Fierit, më e madhja e bashkive të jugut.

Pas Vlorës dhe Durrësit ku ka dalë vetë për takime me strukturat, Rama ka paralajmëruar se të martën e 8 Korrikut do të jetë në institucionin e drejtuar nga Armando Subashi.

Armando Subashi është ish-deputet i Partisë Socialiste dhe prej 10 vitesh i angazhuar nga kjo forcë politike si kryetar i Bashkisë së Fierit. Subashi e ka marrë mandatin e parë më 22 Korrik 2015 dhe prej një dekade vazhdon të drejtojë institucionin.

Megjithatë, pavarësisht se drejton Bashkinë e Fierit në mandatin e tretë radhazi, socialistët fierakë kanë shprehur herë pas herë pakënaqësi sikurse ka ndodhur me badhkitë e tjera.

Mbetet për t’u parë nëse vetë Edi Rama është i kënaqur nga puna e tij në krye të Bashkisë së Fierit, bashkia qendër e qarkut dhe një bastion i përhershëm i Partisë Socialiste, qoftë në zgjedhje lokale ashtu e parlametare.

Kryeministri, më herët gjatë dy takimeve në Bashkinë e Vlorës nuk i ka kursyer kritikat e drejtpërdrejta për kryebashkiakun Ermal Dredha dhe i shkriu të gjithë drejtuesit e strukturave për mospërmbushje të detyrave funksionale.

Edhe në Fier përflitet për surpriza, por gjithçka pritet të zbulohet vetëm nesër, kur Edi Rama të zbresë në zyrën e Armando Subashit.

Liberale Newsroom

A duhet refuzuar dhe rrëzuar drafti i Kodit të ri Penal?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH