Showbiz

Princ Leka me partneren e re në ballon e Romës: Tradita dhe eleganca ndërthuren me klas

Shkruar nga Liberale

Princ Leka me partneren e re në ballon e Romës: Tradita dhe eleganca

Princ Leka me partneren e tij në “Ballo dei Cento e non più Cento”, në Romë të Italisë. Princi dhe Blerta shfaqen për herë të parë pa asnjë “drojë” në syrin e publikut dhe tejet elegantë.

Pamjet i ka ndarë në rrjetet sociale vetë Princi, ku shkruan: “Së bashku me Blertën, përjetuam hijeshinë e Ballo dei Cento e non più Cento. Një mbrëmje ku tradita dhe eleganca u ndërthurën me klas, në një festë që sfidoi kohën.”

Princ Leka me partneren e re në ballon e Romës: Tradita dhe eleganca

Kujtojmë se Princ Leka dhe Elia Zaharia njoftuan fundin e martesës së tyre në janar të vitit të shkuar. Ajo që në fillim u duk si një “martesë që thjesht kishte humbur funksionin e saj”, u pasua me pamjet filmike të një sherri që u bë kryefjalë e mediave e jo vetëm.

“Saga” mori fund pas një viti, me vendimin e Gjykatës së Tiranës. Për dhunën e pretenduar nga të dyja palët, trupa gjykuese vendosi 8 muaj burg për Princ Lekën, që u konvertua në 16 muaj shërbim prove, ndërsa Elia Zaharia u shpall e pafajshme.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH