Aktualitet

Masat e Policisë për sigurinë dhe qarkullimin gjatë Samitit Europian në Tiranë

Shkruar nga Liberale.al

Masat e Policisë për sigurinë dhe qarkullimin gjatë Samitit

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të Samitit të Komunitetit Politik Europian që do të mbahet në Tiranë më 16 maj 2025. Për këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare, Policia ka ndërmarrë një sërë masash për sigurinë e delegacioneve dhe për të garantuar mbarëvajtjen e eventit.

Bllokime dhe Kufizime të Lëvizjes:

Më datë 14 maj 2025, nga ora 22:00 - 23:00, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në disa aksione kryesore që lidhen me Rinasin dhe Tiranën.

Më datë 15 maj 2025, nga ora 08:00 - 24:00, bllokimi do të vazhdojë në rrugët që përdoren për lëvizjen e delegacioneve, duke përfshirë aksin nga Aeroporti i Rinasit deri në qendër të Tiranës.

Më datë 16 maj 2025, zona ku do të zhvillohet samiti do të jetë e bllokuar plotësisht për automjetet dhe këmbësorët nga ora 06:00 deri në 18:00.

Zonat e Bllokuara:

Bllokimet do të prekin një pjesë të madhe të rrugëve kryesore të Tiranës, përfshirë bulevardin "Zhan D'Ark", rrugën "Myslym Shyri", "Ibrahim Rugova", "George W. Bush" dhe shumë të tjera që lidhen me zonën e zhvillimit të aktivitetit.

Kufizime të Përkohshme të Lëvizjes:

Qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve duhet të shmangin lëvizjet në këto zona dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë për përdorimin e rrugëve alternative.

Ndalimi i Parkimit dhe Qëndrimit të Mjeteve:

Gjatë periudhës 15-16 maj 2025, do të ndalohet parkimi dhe qëndrimi i mjeteve në disa zona të caktuara të kryeqytetit dhe në afërsi të disa hoteleve të mëdha që do të përdoren nga delegacionet.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH