Nga kjo e mërkurë hyn në fuqi vendimi për faljen e gjobave dhe masave administrative ndër vite. Vendimi i cili u miratua nga qeveria vetëm 2 ditë para zgjedhjeve paralementare të 11 majit. Ky vendim vjen si zbatim i ligjit të miratuar në Kuvend në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa prej kësaj të mërkure ka hyrë në fuqi.
Individët apo subjektet që kontatojnë se gjoba e tyre nuk është fshirë nga sistemi, kanë të drejtë të drejtë të paraqesin një kërkesë pranë strukturave përkatëse. Verfikimi i kërkesës bëhet brenda 5 ditëve, dhe në rast se refuzohet, atëherë kanë të drejtë për ankimim në gjykatë.
Vendimi përcakton se procesi i heqjes/fshirjes nga lista e subjekteve të debitorëve përfundon brenda 60 ditëve nga hyrja në fuqi e tij, me përjashtim të rastit të parashikuar në pikën 3, të kreut III, për të cilin afati i përfundimit të procesit është 80 ditë.Ndërkohë, siç u bë me dije edhe më herët, ky vendim përfshin penalitete të vendosura nga data 1 janar 2015 deri më 30 nëntor 2024, të cilat nuk janë ekzekutuar deri më 15 janar 2025, sipas ligjit nr.127/2024.
Ky vendim parashikon zbatimin e masave administrative të vendosura nga 6 inspektoriatet vendore të mbrojtjes së territorit; Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit; Autoriteti Kombëtar i Ushqimit; Inspektorati Shtetëror Shëndetësor; Policia e Shtetit; Policia Bashkiake.