Aktualitet

Julian Sinanaj: Kur drejtësia hesht, krimi flet!

Shkruar nga Liberale.al

Julian Sinanaj: Kur drejtësia hesht, krimi flet!

Julian Sinanaj nuk ishte një i penduar si të tjerët. Ai nuk kërkoi favore dhe nuk u përpoq të shpëtonte veten duke akuzuar të tjerë pa prova. Ai foli për krimet e tij me qetësi të ftohtë, si një njeri i lodhur jo nga ndërgjegjja, por nga jeta që bënte: fshehja, frika, mosbesimi. Ishte lodhur nga perfeksioni me të cilin duhej të fshihte gjurmët.

Në fillim, ai vendosi të tregojë gjithçka. Emra, vende, plane vrasjesh detaje që vetëm një autor i vërtetë mund t’i dinte. Ai zbuloi lidhje të forta mes botës së krimit dhe biznesit në qytete të ndryshme, nga Vlora në Tiranë. Rrëfimet e tij treguan një realitet të frikshëm: një paqe e rreme që mbahej nga marrëveshje të fshehta mes njerëzve të rrezikshëm.

Por Sinanaj kuptoi shpejt diçka të dhimbshme – jo çdo informacion që ai jepte po përdorej si duhet. Disa gjurmë u lanë pas dore, disa emra nuk u prekën fare. Ai kuptoi se edhe institucionet që duhet të zbatonin ligjin, mund të bënin pazare. Në vend që të ndihmohej nga drejtësia, ai humbi besimin te ajo.

Nuk u tërhoq nga frika. U tërhoq nga zhgënjimi. Nuk besoi më as te prokurori, as te policia – por as te sistemi i drejtësisë në tërësi. E la rrëfimin përgjysmë dhe heshti. Ish-prokurori Eugen Beci tha se shumë të penduar janë tërhequr pikërisht për këtë arsye: sepse ndjejnë që e vërteta e tyre nuk po trajtohet me seriozitet.

Pavarësisht gjithçkaje që rrëfeu, Sinanaj nuk mori burg përjetë. U dënua me 30 vjet. Ai pranoi vrasjen e dy personave dhe përgatitjen e atentateve që, fatmirësisht, nuk u realizuan. Ai foli për njerëz të krimit që sot janë kthyer në biznesmenë të fuqishëm

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH