Një 35-vjeçar është vënë nën hetim, pasi qeni i tij ka kafshuar një të mitur 3 vjeç në Tiranë. Aktualisht 3-vjeçari është në kujdesin e mjekëve dhe nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: Xh. S., 35 vjeç, pasi qeni i tij ka kafshuar një të mitur 3 vjeç, në oborrin e banesës së 35-vjeçarit”, sipas policisë.