Aktualitet

IN MEMORIAM/ Ish-kreu i Kadastrës Artan Lame mbyll sytë përgjithmonë pas ndërhyrjes në zemër

Shkruar nga Liberale

IN MEMORIAM/ Ish-kreu i Kadastrës Artan Lame mbyll sytë

Ish-kreu i Kadastrës shqiptare, Artan Lame ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare. Ai mbylli sytë përgjithmonë pas një ndërhyrjeje në zemër në një spital në Mynih, Gjermani.

Gjatë karrierës së tij, Artan Lame ka mbajtur pozita të rëndësishme, përfshirë ato si zëvendësministër dhe drejtor i Agjencisë së Kadastrës dhe Legalizimeve.

Lame ka qenë gjithashtu një publicist, opinionist, studiues i historisë shqiptare dhe një veprimtar i angazhuar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit.

I lindur në Tiranë në vitin 1967 dhe me origjinë nga fshati Qytezë i Kolonjës, Artan Lame ka lënë gjurmë të thella si pjesë e shoqërisë civile dhe si funksionar publik, duke kontribuar në zhvillimin dhe ruajtjen e pasurive kulturore të Shqipërisë.

Lame ishte publicist, opinionist, studiues i historisë shqiptare dhe një veprimtar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit. Gjithashtu, veprimtar politik i Partisë Socialiste dhe funksionar shtetëror.

Funksione shtetërore

1999-2000: Drejtor i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës.

2000-2002: Nënkryetar i Bashkisë së Tiranës.

2002-2005: Zëvendësministër i Territorit dhe Turizmit.

2013-2019: Drejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-t (Agjensia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale).

2019-2023: Drejtor i Përgjithshëm i ASHK (Agjensia Shtetërore e Kadastrës).

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH