Personat në foto janë dy të rinjtë izraelitë të cilët u qëlluan për vdekje si pasojë e të shtënave në Washington.
Ka qenë ambasada e Izraelit në SHBA, e cila ndarë foton e dy punonjësve të saj, duke i identifikuar ata si Yaron dhe Sarah.
Përmes një postimi në platformën X, ambasada thotë se çifti ishin “miqtë dhe kolegët tanë” dhe në “kulmin e jetës së tyre”.
“I gjithë stafi i ambasadës është zemërthyer dhe i shkatërruar nga vrasja e tyre”, shton ambasada.
“Asnjë fjalë nuk mund të shprehë thellësinë e pikëllimit dhe tmerrit tonë për këtë humbje shkatërruese. Zemrat tona janë me familjet e tyre dhe ambasada do të jetë pranë tyre gjatë kësaj kohe të tmerrshme.”
Yaron dhe Sarah do të fejoheshin së shpejti dhe djali sapo kishte blerë unazën për propozim për bashkëshorten e tij.