Politikë

Ditëlindja e 61-të e gjen Ramën në punë, zbulohet DHURATA që mori kryeministri

Shkruar nga Liberale
Ditëlindja e 61-të e gjen Ramën në punë, zbulohet

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në selinë e PS nga ku ka marrë një tufë me trëndafila të kuq sot në 61 vjetorin e lindjes.

Kjo ditëlindje e gjeti kreun e PS në punë në një takim me deputetët e qytetit Tiranë.

Mësohet se ky takim është vazhdim i atij të djeshmit me drejtorët e Bashkisë Tiranë dhe deputeten e zgjedhur më 11 Maj.

Shumica e deputetëve aktualë ishin dje në sallën e Parlamentit dhe e patën të pamundur pjesëmarrjen në mbledhjen me drejtorët e bashkisë.

Kryeministri kërkoi dje bashkim forcash mes bashkisë Tiranë dhe deputetëve të rinj e të vjetër të cilët do të ndahen me grupe punë dhe do të zbresin në terren për të observuar e mbledhur problematikat e qytetarëve

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH