Aktualitet

Shqipëria dhe BE mbajnë sot konferencën e 5-të ndërqeveritare

Shkruar nga Liberale

Shqipëria dhe BE mbajnë sot konferencën e 5-të

Sot, Shqipëria dhe Bashkimi Europian zhvillojnë Konferencën e pestë Ndërqeveritare, në kuadër të procesit të negociatave për anëtarësim. Në këtë takim do të hapet grupkapitulli i tretë, i fokusuar në “Konkurrueshmërinë dhe Rritjen Gjithëpërfshirëse”. Delegacioni shqiptar do të kryesohet nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani.

Ky grupkapitull përfshin tetë fusha kyçe që synojnë nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës:

Kapitulli 10 – Transformimi Digjital dhe Media

Kapitulli 16 – Tatimet

Kapitulli 17 – Politika Ekonomike dhe Monetare

Kapitulli 19 – Politika Sociale dhe Punësimi

Kapitulli 20 – Ndërmarrjet dhe Politika Industriale

Kapitulli 25 – Shkenca dhe Kërkimi

Kapitulli 26 – Arsimi dhe Kultura

Kapitulli 29 – Bashkimi Doganor

Në vetëm tetë muaj, Shqipëria ka hapur negociatat për 27 fusha. Konferenca e katërt Ndërqeveritare u mbajt më 14 prill në Luksemburg, ku u hap grupkapitulli për tregun e brendshëm.

Qeveria shqiptare synon të hapë të gjithë grupkapitujt brenda vitit 2025 dhe të përmbyllë procesin e negociatave deri në vitin 2027, me objektivin që vendi të bëhet anëtar me të drejta të plota i BE-së në vitin 2030.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH