Në kuadër te operacionit të përbashkët antimafia të koduar “Ura”, u lëshuan 52 urdhër-arreste në Shqipëri dhe Itali, trafikut ndërkombëtar të drogës, ku janë sekuestruar edhe 3 restorante në Durrës, një bar kafe, 6 shoqëri tregtare dhe 1 televizion në qytetin e Vlorës.
Bëhet me dije se nën sekuestro janë vendosur shoqëria Marquez e Ervin Zeqirit, Felix Vinum e Adi Çobës, Majestic Konstruksion e Juxhin Drazhit, Port Side e Elvis Docit, i njohur si Visi Poja, Dubai Inn e Nexhmedin Danajt, Vlora Cable po ashtu e Nexhmedin Danajt, si dhe një kompani tregtare për shitblerje makinash në pronësi të Olgert Shqevit.
Lokali Port Side në pronësi të Elvis Docit:
Lokali Marquess Resto-Lounge në pronësi të Ervin Zeqirit:
Lokali Felix Vinum ku Adi Çoba është aksioner me 33%: