Kanë dalë shifrat e para nga procesi i numërimit të votave të diasporës për qarkun e Durrësit.
Raportohet se deri tani subjekti politik i cili ka marrë më shumë vota nga diaspora, është Partia Socialiste me 65,5 % të votave, ndërsa ndiqet nga Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore më 24.5%.
Diferenca mes tyre llogaritet me 1700 vota.
5% e votave të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit për këtë qark kanë shkuar për Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet.