Aktualitet

Moti i keq "mbërthen" vendin, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë

Shkruar nga Liberale

Moti i keq "mbërthen" vendin, pezullohet lundrimi për mjetet

Kapiteneria e portit të Vlorës ka njoftuar se ka vendosur të pezullojë përkohësisht lundrimin detar për të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit, për shkak të motit të keq, i cili ka përfshirë vendin tonë. 

Ky vendim është marrë pas parashikimeve për erëra të forta me drejtim jug-juglindje, që brenda gjirit të Vlorës arrijnë deri në 15 m/s dhe në det të hapur deri në 20 m/s, duke shkaktuar dallgë deri në 2.5 metra.

Pezullimi nisi në orën 10:00 të mëngjesit të së mërkurës dhe do të zgjasë deri në orën 06:00 të mëngjesit të së enjtes. Ndërkohë, tragetet e linjës vazhdojnë lundrimin normalisht, pasi janë të pajisura për t’u përballur me kushtet e vështira detare.

Kapiteneria u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve lundruese që t’i ankorojnë ato në breg për të shmangur dëmet nga përplasjet e mundshme. Administruesit kanë nisur masat për sigurimin e mjeteve në bregdet.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH