Kreu i SPAK Altin Dumani në një konferencë për mediat këtë të Mërkurë me kryeprokurorin e Barit, Drejtorin e Antimafies italiane dhe zyrtarë të tjerë të policisë nga të dyja vendet, heksoi se përmes operacionit ndërkombëtar “Ura”, u godit një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri.
Ky i fundit sipas tij, merrej kryesisht me trafikimin e drogave të forta dhe pastrimin e parave.
Mes të tjerash Dumani deklaroi se qendra e grupit kriminal ishte në qytetin e Durrësit.
“Vlerësimi që bëjmë ne si institucion që është ndër grupet më të rrezikshme ka shumë indikatorë. Grupi ynë i hetimit dhe kolegët italianë konkludojmë se është një nga grupet më të rrezikshme qoftë nga pushteti financiar që kanë, të ardhurat që sigurojnë nga aktiviteti kriminal, aftësia për të trafikuar sasi të mëdha kokainë nga vendet e Amerikës Latine dhe për ti shpërndarë në Evropë, kryesisht në Italisë e vende të tjera të Europës.
Qendra e grupit ishte qytetit i Durrësit dhe nëngrupeve, sa i takon emrave ne nuk japim gjeneralitete të personave që arrestohen edhe në komunikimet që bëjmë në njoftimet për shtyp nuk përmendim gjeneralite, s’kemi pse bëjmë përjashtim, qoftë për ata që masa është ekzekutuar dhe për ata që masa nuk është ekzekutuar."- u shpreh Dumani.