Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për shefin e Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë, Roven Zeka.
Ndërkohë, shefi i hetimit të aksidenteve Sokol Novaku do të qëndrojë në “arrest në shtëpi” për shkak të rrethanave familjare. Vendimi është marrë nga gjyqtari Engert Pëllumbi.
Dyshohet se Roven Zeka dhe Sokol Novaku janë të përfshirë në një rast korrupsioni.
Sipas të dhënave në polici, bëhet fjalë për një rast aksidenti ku e përfshirë është një grua. Për këtë rast nga hetimet e SPAK, prej disa javësh është mundur të zbulohet se dy oficerët e policisë Gjyqësore kanë marrë shumë të konsiderueshme parash, për të tjetërsuar provat në aksident. Për këtë dyshohet se ka pasur dijeni edhe shefi I komisariatit të Policisë Rrugore Roven Zeka.
Denoncimi sipas të dhënave nga SPAK, mësohet se është bërë nga një qytetar.