Aktualitet

Nëse Rama të troket në derë? Demokrati i "FLAKTË", Ilir VRENOZI zbulon se si do të reagonte!

Shkruar nga Liberale

Nëse Rama të troket në derë? Demokrati i

Demokrati i flaktë, Ilir Vrenozi, figura që është kthyer në fenomen të rrjeteve sociale, ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “7pa5” në Vizion Plus, ku foli mes të tjerash edhe për zgjedhjet e 11 majit. 

“Jam i djathtë i lindur, por kur humb, duhet të vish me këmbë në tokë,” u shpreh Vrenozi, duke shtuar se një nga problemet kryesore të politikës shqiptare është paaftësia për të pranuar humbjen. Ai kritikoi bashkëpunimin e opozitës me Ilir Metën, duke e cilësuar si “difektin e parë të së djathtës” dhe kërkoi një rikthim te vlerat dhe fisnikëria politike.

I pyetur për refuzimin e ftesës për kafe nga Kryeministri Edi Rama, Vrenozi u shpreh me nota humori:

“Kështu jam unë, jam pak i sëmurë. Nëse vjen te dera, do bie dera. Do i them që nuk jam.”

Ai e përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit me Ramën, duke theksuar besnikërinë ndaj demokratëve. Megjithatë, u shpreh se nëse do ishte kontaktuar më herët për një podcast me Kryeministrin, do e kishte pranuar për të thënë atë që mendon. “Tani që humbëm, po të më shohin me të, do thonë u shit,” tha ai.

Në fund, nuk kurseu as një mesazh për lidershipin aktual të opozitës: “Nëse unë do isha në vend të Doktor Berishës, do kisha ikur që në 2023. E lexova votën e popullit”.

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH