Aktualitet

EMRI/ Kandidati i Partisë Demokratike fiton mandatin në Kukës

Shkruar nga Liberale.al

EMRI/ Kandidati i Partisë Demokratike fiton mandatin në Kukës

Procesi i numërimit të votave në qarkun e Kukësit është mbyllur, duke i dhënë fitoren Partisë Demokratike me 2 mandate dhe Partisë Socialiste me 1 mandat. Ndërkohë, ka vijuar numërimi për kandidatët e listës së hapur, të cilët garuan për të siguruar një vend në Kuvend.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri tani janë numëruar 103 nga 139 kuti votimi. Rezultatet paraprake tregojnë se Partia Demokratike ka siguruar vetëm një mandat nga lista e hapur në këtë qark, i cili i ka shkuar kandidatit Isuf Çelaj. Nga ana tjetër, Partia Socialiste nuk ka arritur të fitojë asnjë vend përmes kandidatëve të saj të listës së hapur.

Isuf Çelaj pritet të jetë përfaqësuesi i vetëm nga lista e hapur i PD-së që do të ulet në Kuvend nga Kukësi.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH