Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Podgoricë, ku një shtetas shqiptar është plagosur me armë zjarri pak para orës 22:00, pranë kodrës së Goricës.
Policia e Malit të Zi ka konfirmuar arrestimin e të dyshuarit, E.B, 23 vjeç, gjithashtu shtetas i Shqipërisë. Ai u kap në zonën mes urave Blažov dhe Viseći, pas një operacioni të shpejtë të Policisë së Podgoricës.
Sipas njoftimit zyrtar, menjëherë pas ngjarjes, policia bllokoi zonën përreth vendit të krimit dhe ngriti kontrolle të rrepta në pikat kufitare, duke bashkëpunuar edhe me autoritetet shqiptare. Për të ndihmuar në operacion u angazhuan njësi të posaçme dhe oficerë nga Sektori i Parandalimit të Krimit.
Autori u kap në kanionin e lumit Moraça, ku u izolua dhe u identifikua me sukses nga forcat e rendit.