Elvana Gjata ka qenë një nga konkurentet në festivalin e RTSH-së, ku ne një përballje me grupin "Shkodra Elektronike", fitues doli ky i fundit. Por, kjo nuk e ka penguar këngëtaren e njohur shqiptare që të tregojë përkrahjen e saj për grupin "Shkodra Elektronike".
Në një postim të saj në Instagram, Elvana ka publikuar një video nga provat e Shkodrës Elektronike, pasi sonte është një natë vendimtare për Shqipërinë.
Artistët shqiptarë do të ngjiten në skenën e madhe të Eurosong-ut dhe do të performojnë me numrin 12.
Elvana, në postimin e saj, thekson se kjo është mbrëmja e parë në rrugëtimin drejt finales dhe ka një lutje për të gjithë ata që jetojnë jashtë vendit të votojnë për Shkodrën Elektronike.