Kosova

Nisin hetimet për vdekjen e Festim Isufit, merret në pyetje bashkëshortja e të ndjerit

Shkruar nga Liberale.al

Nisin hetimet për vdekjen e Festim Isufit, merret në pyetje

Rina Maloku është ftuar nga hetuesit e Policisë së Kosovës për të dhënë dëshminë e saj lidhur me rrethanat e dyshimta të vdekjes së Festim Isufit. 

Sipas informacioneve thuhet se bashkëshortja e të ndjerit po merret në intervistë me urdhërin e prokurorit i cili po merret me çështjen. 

Media ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës nëse është arrestuar Rina Maloku për rastin e të premtes.

Zëdhënësi i PK-së, Agron Borovci ka deklaruar se nuk ka ndonjë informacion rreth kësaj.

Rasti është nën hetime në drejtim të veprës “Hetim mbi vdekjen”.

Festim I. u gjet pa shenja jete në banesën e tij pasditën e të premtes në afërsi të Rrugës B në Prishtinë.

Vdekja e tij u konstatua nga një ekip mjekësor në vendin e ngjarjes, tha Prokuroria Themelore në Prishtinë të hënën.

Policia tha të shtunën se viktima dyshohet se fillimisht e ka therur me thikë bashkëshorten e tij Rina Malokun dhe “më pas e ka goditur veten”.

Mediat raportuan të premten se rasti ishte denoncuar nga një ordinancë mjekësore në afërsi të banesës ku jetonte çifti, pasi Maloku kishte kërkuar ndihmë mjekësore aty. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH