Kosova

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, merr mesazhe kërcënuese

Shkruar nga Liberale.al

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, merr mesazhe kërcënuese

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është kërcënuar sërish me jetë. Mediat në Kosovë raportojnë se një mesazh me përmbajtje kërcënuese ka mbërritur në email-in zyrtar të Presidencës.

Sipas burimeve nga policia, mesazhi nuk ishte shumë i qartë, por përmbante tone të rënda dhe fjalë agresive, të cilat po analizohen me kujdes nga autoritetet.

Kjo nuk është hera e parë që Presidentja Osmani merr kërcënime të tilla, por kohët e fundit rastet janë shtuar. Policia e Kosovës ka nisur hetimet për të zbuluar autorin ose autorët e këtij kërcënimi.

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH