Mbrëmjen e sotme, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, pritet të organizojë një darkë formale me liderët kryesorë të rajonit dhe zyrtarët evropianë në ambientet e “Winery Kamnik”. Ndërkohë, ministrat dhe partnerët zbatues do të mbajnë një darkë paralelisht në të njëjtin vend.
Pjesa kryesore e takimit do të zhvillohet më 1 korrik në “Hilton Double Tree Hotel”, ku fokusi kryesor është në vlerësimin e Planit të Rritjes, propozimet për iniciativat e reja dhe bashkëpunimin ekonomik përmes Tregut të Përbashkët Rajonal. Samiti përfshin dy panele diskutimi dhe do të përmbyllet me një konferencë për shtyp dhe drekë zyrtare. Pritet edhe një takim mes Vuçiç e Kurtit.
Të pranishëm janë liderë si Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuciç, Kryeministri i Malit të Zi Milojko Spajic dhe Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Borjana Krishto, së bashku me përfaqësues të BE-së, BERZH, BB dhe organizatave rajonale./KosovaPress