Kosova

Aksident TRAGJIK/ Humb jetën shoferja dhe pasagjerja, nuk u mbijetuan plagëve të rënda

Shkruar nga Liberale

Aksident TRAGJIK/ Humb jetën shoferja dhe pasagjerja, nuk u mbijetuan

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fushë Kosovë, ku si pasojë e një aksidenti rrugor kanë humbur jetën dy persona – një grua dhe një vajzë e mitur.

Policia e Kosovës ka bërë me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:11, më 19 maj 2025. Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për një vetaksident ku është përfshirë një veturë që drejtohej nga një grua me shtetësi kosovare.

Pas aksidentit, si drejtuesja e automjetit ashtu edhe pasagjerja, e cila gjithashtu ishte shtetase kosovare, janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Për fat të keq, mjekët kanë konstatuar vdekjen e tyre si pasojë e plagëve të rënda.

Me urdhër të prokurorit, trupat e viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH