Sociale

Çelet në Shkodër EKSPOZITA “Rrugëtime të papritura të jetës”, me 40 portrete të ish të përndjekurve politikë

Shkruar nga Liberale

Çelet në Shkodër EKSPOZITA “Rrugëtime të

Çelet Ekspozita me 40 portrete të ish-të burgosurve dhe ish-të përndjekurve politik gjatë diktaturës komuniste

Portretet e ish të burgosurve dhe ish të përndjekurve politik gjatë diktaturës komuniste dhe historia e tyre u ekspozuan për publikun shkodran së bashku me historitë e tyre të jetës.

Çelet në Shkodër EKSPOZITA “Rrugëtime të

Ekspozita "Rrugëtime të papritura të jetës" u hap në muzeun “Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës”. Përgjegjësi i këtij muzeu, Pjerin Mirdita, thotë se kjo ekspozitë na bën të reflektojmë shumë për të kaluarën tonë dhe shenjat e asaj periudhe janë të dukshme në shoqërinë shqiptare…

Çelet në Shkodër EKSPOZITA “Rrugëtime të

Ekspozita me 40 portrete të atyre që vuajtën nën regjimin komunist në Shqipëri, të realizuara nga fotografi Dong-Ha Choe.

Çelet në Shkodër EKSPOZITA “Rrugëtime të

Ditët e Kujtesës kanë rëndësinë e tyre  sa i përket përfshirjes në to. Shqipëria nuk duhet t’i harrojë asnjëherë personat që kanë patur vlera për shoqërinë dhe për to janë ndëshkuar gjatë regjimit.

Edhe në Gjermani janë të rëndësishme këto aktivitete memoriale që lidhen me të shkuarën. Duke ditur që Shqipëria ka patur një nga regjimet më të egra në të gjithë Evropën lindore, është përgjegjësi e juaja për të mos harruar ata që vuajtën në atë sistem”, u shpreh Dong-Ha Choe

Çelet në Shkodër EKSPOZITA “Rrugëtime të

Krahas portreteve, vizitorët patën mundësinë të njiheshin edhe me historitë personale të secilit prej tyre, rrëfime që pasqyrojnë dhimbjen, rezistencën dhe dinjitetin përballë një sistemi shtypës. Ky projekt u organizua nga Instituti për Demokraci, Media & Kulturë me kuratore të ekspozitës Jonila Godole.

Çelet në Shkodër EKSPOZITA “Rrugëtime të

Ekspozita fotografike vjen si një thirrje për kujtesën kolektive dhe reflektim mbi të shkuarën komuniste të vendit.

Kjo ekspozitë dëshmon historitë personale dhe të dhimbshme të të burgosurve politikë, duke i kthyer ato në një kujtesë të gjallë për çmimin e lirisë dhe dinjitetit njerëzor. Ekzpozita na rikujton edhe një herë tjetër mizoritë që përjetuan ish të burgosurit dhe të përndjekurit politikë gjatë sistemit totalitar e brutal të diktaturës komuniste në Shqipëri, të shoqëruara me historitë e tyre personale.

Përgatiti: Sindi Boçova

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH