Sportingu i Lisbonës u kurorëzua kampion i Portugalisë të shtunën e kaluar, pasi mposhti Vitoria Guimaraesh 2-0 në stadiumin “Jose Alvalade” në Lisbonë, vendi ku do të luhet finalja e Ligës së Kampionëve për Femra midis Barcelonës dhe Arsenalit më 24 maj.
Por, në festimin e titullit, duke përfituar nga konfuzioni, u vodh trofeu i Ligës së Kampioneve për femra.
Ai kishte mbërritur në mjediset e përgatitjes gjatë fundjavës.
Sipas gazetës portugeze “Record”, trofeu mbërriti në stadium gjatë fundjavës me një furgon, por u vodh nga anëtarët e një kompanie furnizuese, e cila gjithashtu kishte një automjet në stadium dhe qasje në disa nga ambientet ku mbahej trofeu.
Ata morën kupën dhe gjithashtu mallra të ndryshme.
Policia portugeze u vu menjëherë në lëvizje dhe në pak orë arriti të gjente trofeun dhe sendet e tjera të vjedhura.
Për këtë ngjarje ka reaguar edhe UEFA.