Kosova

"19 seanca, asnjë kryetar"/ Kuvendi i Kosovës mblidhet sot për konstituimin e legjislaturës së re

Shkruar nga Liberale

"19 seanca, asnjë kryetar"/ Kuvendi i Kosovës mblidhet sot

Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen sot për herë të 19-të radhazi në përpjekje për konstituimin e legjislaturës së re, proces që po zvarritet për shkak të mospajtimeve politike rreth zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të insistojë në kandidaturën e Albulena Haxhiut për postin e kryeparlamentares, ndërsa partitë opozitare — PDK, LDK dhe AAK — e kanë cilësuar këtë kandidaturë si të papranueshme.

Në seancat e fundit, kryesuesi i përkohshëm i Kuvendit, Avni Dehari, ka propozuar krijimin e një komisioni të posaçëm që do të mundësonte votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit. Por edhe ky propozim ka dështuar për shkak të mungesës së kuorumit.

Zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë u mbajtën më 9 shkurt 2025, por më shumë se tre muaj më vonë, institucionet e reja ende nuk janë formuar, duke zgjatur krizën politike dhe institucionale në vend.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH